17:03 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

PRIFEST shpalos programin e filmave për edicionin e 12-të online

Pas një vere të gjatë e të mundimshme me situatën e krijuar nga pandemia, PriFest ka vendosur të sjellë kinemanë në shtëpinë tuaj përmes edicionit të sivjtshëm online, në pamundësi t’a mbajë atë sic do vit tjetër në qendrën e kryeqytetit në Prishtinë. Pas shume diskutimesh e shumë idesh se si ta mbajmë edicionin e sivjetmë, menyra e vetme që u konfirmua ishte edicioni online.

Ky edicion do mbahet në muajin Tetor, në datat 19-25. Filmat që do shfaqen këtë vit do shfaqen ekskluzivisht për shikuesit që ndodhen në shtetin e Kosovës.

Poashtu, në pamundësi të prezencës fizike të mysafirëve të shumtë ndërkombëtar si do vit, si dhe anëtarëve të jurive, ky edicion nuk do jetë garues.

Drejtori Artistik i festivalit: Fatos Berisha, ka konfirmuar që edhe këtë vit, filmat e përzgjedhur do jenë filma të cilët dëshmojnë që PriFest vazhdon të mbetet festival I rëndësishëm për të gjithë filmbërësit në rajon dhe më gjerë. “Megjithëse këtë vit për shkak të edicionit online jemi detyruar të reduktojmë numrin e filmave, jemi shumë të kënaqur me të gjitha aplikimet që janë bërë, me të gjithë filmat që janë përzgjedhur dhe me gjithë punën që po bëhet për të realizuar këtë edicion, më ndryshe se të gjithë edicionet e mëparshëm.”

Për të ndjekur filmat online ju duhet të regjistroheni në platformën online përmes një linku të cilin do e publikojnë 1 javë para festivalit në webfaqen e PriFest www.prifest.org

Filmi “Exile” në regji te Visar Morinës do bëjë hapjen e festivalit me datë 19.10.2020