17:30 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / AR

PriFest sloganin e ri ia dedikon Vjosa Berishës

Prishtina International Film Festival ka publikuar sloganin e ri të edicionit 14: FOR HER (PËR TË) kështu duke dedikuar edicionin e ri të festivalit në kujtim dhe nderim të drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha.

Po ashtu, ky festival i filmit ka bërë të ditur se ndryshon edhe moto e përgjithshme e festivalit që ishte që nga edicioni i dytë, nga Friendship Forever PriFest, në: Vjosa. Forever. PriFest.

Edicioni i 14-të i PriFest pritet të mbahet nga 20-25 shtator në Prishtinë.

Kujtojmë se drejtoresha e Prishtina International Film Festival Vjosa Berisha ka ndërruar jetë më 23 qershor të këtij viti.