75 Mall Live Search
09:03 / E Premte, 22 Mars 2024 / k.v

Prifti nga Novobërda denoncon në polici një rast të vjedhjes së pyllit

Një prift nga fshati Dragancë e Novobërdës ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë prerë drunj rreth 200 metra larg objektit fetar e që janë në pronësi të kishës.

Policia i është përgjigjur rastit ndërsa me urdhër të prokurorit kanë nisur hetimet për vjedhje të pyllit, transmeton IndeksOnline.

Deri më tani nuk ka informacion për identifikimin e të dyshuarve por hetimet po vazhdojnë nga njësitet përkatëse./IndeksOnline/