Prifti serb e quan ‘marrëzi’ transformimin e kishës në xhami

Mitropoliti i Malit të Zi dhe i Bregdetit Amfilohije ka kundërshtuar transformimin e Kishës së Shën Sofisë në Stamboll në një xhami.
Mediat beogradase raportojnë se prifti serb e ka cilësuar marrëzi veprimin e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Ndryshe, Xhamia e Madhe Ajasofja u hap sot me namazin e xhumasë, pas 86 vjetësh, transmeton Indeksonline

Më 10 korrik, gjykata e lartë administrative e Turqisë anuloi vendimin e vitit 1934 të qeverisë së atëhershme turke për ta kthyer objektin në muze, ndërsa më pas, përmes një vendimi presidencial, ajo i rikthye në xhami dhe administrimi i saj iu dorëzua Kryesisë së Çështjeve Fetare. /Indeksonline/





