75 Mall Live Search
21:33 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Prifti u vendos maska statujave të shenjta, për tu mbrojtur nga koronavirusi!

Koronavirusi dita-ditës po përhapet në vende të ndryshme të botës, duke u marrë jetën shumë personave.

Kështu, së fundmi priftërinjtë kanë ndërmarrë masa edhe për ikonat fetare, duke u vendosur maska mbrojtëse që duken se përpiqen të ndalojnë zotët Hindu nga infektimi me sëmundjen.

Në të njëjtën kohë priftërinjtë në qytetin Varanasi, në brigjet e lumit Ganges i kanë kërkuar vizitorëve të mos prekin statujat e shenjta.

Deri tani ka vetëm 60 raste infektimi në Indi duke përfshirë dhe një vdekje. Njerëzit që menaxhojnë tempullin thonë se lëvizja e tyre kërkon më shumë t’i ndërgjegjësojë njerëzit për t’u mbrojtur nga virusi.

“Kemi vendosur maskë mbi zotin Vishwanath për të shtuar ndërgjegjësimin ndaj koronavirusit. Ashtu siç u vëmë rroba idhujve kur është ftohtë dhe kur i ndezim ventilatorin kur është vapë, tashmë u kemi vënë maska”, thanë ata.