75 Mall Live Search
22:36 / E Hënë, 27 Shtator 2021 / AR

Prigoda dhe Saradrani mirëpresin Ilir Feratin

Në konakun e tyre, duke respektuar masat kundër Covid-19, banorët e Prigodës dhe Saradranit së Istogut mirëpritën sonte kandidatin për kryetar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog, Ilir Ferati.

Ferati para familjeve të këtyre anëve shpalosi planin e tij për të ardhmen e këtyre fshatrave dhe punët që do realizohen aty.

Ilir Ferati shprehi para pjesmarrësve falenderimin e madh për mbështetjen e jashtëzakonshme që po merr nga këto fshatra.

Në çdo takim me qytetarë, Ferati po e përçon mesazhin bashkë me ekipin e tij: një Istog për të gjithë e i të gjithëve!

Ilir Ferati ndër të tjerash theksoi që kontributi i banorëve të këtyre anëve në LDK është faktor i rëndësishëm ne fitoren e 17 tetorit në Istog.