75 Mall Live Search
19:51 / E Shtunë, 24 Qershor 2023 / MSH

Prigozhin pranon të ndalojë lëvizjen e luftëtarëve të Wagner-it në Rusi

Yevgeny Prigozhin ka rënë dakord për të de-përshkallëzuar situatën në Rusi, ka thënë zyra e presidentit bjellorus.

Si pjesë e marrëveshjes, kreu i grupit mercenar Wagner ka thënë se do të ndalojë lëvizjen e luftëtarëve të tij nëpër vend, shtoi zyra.

Një marrëveshje për të garantuar sigurinë e trupave të Wagner është duke u biseduar.

Prigozhin gjithashtu e konfirmoi se luftëtarët po kthehen në baza për të ‘shmangur gjakderdhjen’.