17:06 / E Mërkurë, 28 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Prigozhin strehohet në Bjellorusi, Zelensky: Mercenarët e Wagner janë ende në Ukrainë

Anëtarët e Wagner mbeten në Ukrainë, tha sot Volodymyr Zelensky , duke shtuar se ushtria ukrainase beson se situata në veri të vendit është nën kontroll.

Dje lideri i Wagner- it, Yevgeny Prigozhin u largua nga Rusia për të shkuar në mërgim në Bjellorusi, fqinji verior i Ukrainës, pasi grupi paramilitar u rebelua kundër sundimit ushtarak dhe politik rus.

Në të njëjtën kohë, Zelensky theksoi se Ukraina e kupton se nuk mund t’i bashkohet NATO-s ndërkohë që në territorin e saj është ndezur një luftë, por lideri ukrainas shtoi se Kievi dëshiron të marrë një mesazh se mund t’i bashkohet aleancës ushtarake pas përfundimit të luftës.

Duke përsëritur qëndrimin e Kievit përpara samitit të NATO-s të muajit të ardhshëm, Zelensky tha se Ukraina gjithashtu kërkon që të marrë garanci sigurie për periudhën derisa të mund të anëtarësohet në NATO.