75 Mall Live Search
13:00 / E Martë, 02 Prill 2024 / AR

Prilli i veçantë për Rita Orën, artistja bëhet me biznes të ri

Muaji prill pritet të jetë i veçantë për këngëtaren me origjinë nga Kosova, Rita Ora, pasi ajo do të lançojë linjën e saj të produkteve për trajtimin e flokëve.

“Typebea” është emri që Ora i vuri linjës të cilën e krijoi në partneritet me biznesmenen australiane të produkteve të bukurisë, Anna Lahey.

“Përgjatë karrierës kam pasur pothuajse çdo stil e ngjyrë të flokëve. I kam zbardhur, kam përdorur shtesa e i kam prerë të shkurtra. Por tani mund të them se flokët i kam më të shëndetshëm së kurrë. Mezi po pres ta ndaj këtë me ju! ‘Typebea’ do të lançohet shumë shpejt!”, ka shkruar Ora në Instagram.