75 Mall Live Search
08:31 / E Shtunë, 13 Dhjetor 2025 / F.R

Prime i BBVK, krejt çka ndodhi: Tension, përplasje dhe rrëfime emocionuese

Prime i Big Brother VIP Kosova ka qenë një natë e mbushur me drama, përplasje dhe surpriza të papritura.

Ky Prime ka sjellë zhvillime të forta, duke përfshirë historinë e rrëfyer nga Sasa, largimin e Ibros, hyrjen e Jasmines si banorja e re dhe shumë momente të tjera që kanë ndezur atmosferën brenda shtëpisë.

Fillimisht, Vëllai i Madh bëri disa lëvizje të papritura, duke i ngrirë banorët dhe duke i surprizuar me mysafirët këngëtarët e njohur Remzie dhe Nexhat Osmani, të cilët kanë sjellë shumë energji dhe kanë ndezur atmosferën.

Por, kjo ka qenë vetëm fillimi.

Një tjetër moment kulminant ka qenë rrëfimi emocionues i Sasës, e cila ka ndarë një histori shumë të dhimbshme nga fëmijëria dhe përballja me sëmundjen e rëndë që e çoi në kufijtë e jetës dhe vdekjes.

Pas rrëfimit të saj, Sasa është surprizuar nga mbesa e saj, duke shpërthyer në lot dhe duke përjetuar një moment të jashtëzakonshëm emocionues.

Po ashtu, nuk kanë munguar përplasjet mes banorëve. Benita dhe Elijona kanë pasur një përballje të ashpër, ku janë përmendur fjalë ofenduese dhe akuza për moshën e Elijonës, e cila është akuzuar se nuk ka autoritet si kapitene.

Kjo ka çuar në një debat të ashpër dhe tensione të mëdha mes tyre, dhe situata ka eskaluar më shumë me ndërhyrjen e Dolces, e cila ka hedhur dritë mbi të kaluarën e dy vajzave.

Një tjetër moment që ka ndikuar te shikuesit ka qenë prishja e marrëdhënies mes Benitës dhe Toneyt, ku Benita ka pranuar se është e tërhequr nga Klodi, pavarësisht lidhjes që ka krijuar me Toneyn. Kjo ka sjellë shumë reagime dhe diskutime mes banorëve dhe opinionistëve, të cilët kanë shpërthyer me komente të ndryshme mbi pëlqimet dhe lojën që po luan Benita.

Në këtë Prime nuk kanë munguar as përplasjet mes Benitës dhe Albës, që kanë eskaluar në ofendime dhe tensione të forta.

Po ashtu, Fjolla Morina, me hyrjen e saj të papritur në shtëpi, ka sjellë një stuhi të vërtetë. Ajo ka pasur disa përplasje të forta me Shkurtën, të cilat kanë kaluar nga të qeshurat deri te debatet e ashpra, duke prekur tema shumë personale, si dhe familjet e tyre.