75 Mall Live Search
23:12 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / Blerim

Prince Balde largohet nga Feronikeli

Princ Balde është futbollisti i radhës që ka konfirmuar largimin nga skuadra kosovare, FC Feronikeli.

Përmes rrjeteve sociale, Balde ka njoftuar largimin dhe ka falënderuar klubin për mundësinë e dhënë, shkruan IndeksOnline

“Sot unë i them lamtumirë një klubi fantastik si Feronikeli. Unë dua t’i falënderoj të gjithë që më ndihmuan të bëhem një futbollist më i mirë dhe që më bën të ndjehem si në shtëpi”, ka shkruar futbollisti në rrjetet sociale.

No description available.

23-vjeçari te ‘Nikli’ u transferua nga skuadra e KF Drenicës. Ai më parë ka luajtur në Liberi, te klubi i Breweris.

Të interesuar për shërbimet e mbrojtësit anësor janë disa klube kosovare, përfshi edhe FC Dritën./IndeksOnline./