Princ Charles i dyshuari kryesor për vdekjen e gruas së tij

Pas kaq shumë vitesh, vdekja e princeshë Diana nuk po harrohet.
Atë kohë pas aksidentit, princ Charles (bashkëshorti i saj) ishte marrë në pyetje, ku John Stevens kishte dërguar në polici një letër të Dianës, transmeton Indeksonline.
‘Jam ulur këtu në zyrën time sot, në tetor duke dashur që dikush të më përqafojë dhe të më nxisë të qëndroj e fortë dhe të mbaj kokën lart. Kjo fazë e caktuar e jetës sime është më e rrezikshmja. Bashkëshorti im po planifikon një aksident në makinën time. Problem me frenat dhe më pas dëmtim i rëndë në kokë, në mënyrë që të ketë mundësi të martohet me Tingën. Kamila nuk është gjë tjetër, veçse një shpërqendrim, një njeri që përdoret nga burri im në çdo kuptim të fjalës, shkruhej në letër.
Daily Mail raporton se Charles kishte lexuar letrën dhe ka pyetur: Pse mendoni se ajo do të shkruante diçka të tillë./Indeksonline/
