23:20 / E Martë, 13 Shtator 2022 / AR

Princ Harry dhe Meghan i bashkohen familjes mbretërore për të marrë arkivolin e Mbretëreshës

Princ Harry dhe Meghan Markle u janë bashkuar pjesës tjetër të familjes mbretërore për të marrë arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth ll.

Gjatë fundjavës, Markle dhe Harry u ribashkuan me Princin dhe Princeshën e Uellsit për t’i bërë homazhe Mbretëreshës jashtë Kështjellës Windsor, transmeton Indeksonline.

Ky takim ishte i pari që Sussex-ët u shfaqën publikisht me William dhe Kate që nga marsi i vitit 2020, kur ata u fotografuan së bashku për Ditën e Commonwealth.

Javën e kaluar, Harry kishte nxituar të ishte pranë Mbretëreshës pasi familja njoftoi se shëndeti i saj ishte përkeqësuar.

Megjithatë, ai nuk ia doli në kohë dhe mbërriti disa orë pasi ajo vdiq./Indeksonline/

Britania mban zi për Mbretëreshën Elizabeth