Princ Harry dhe William kishin dy muaj pa folur me njëri-tjetrin

Princi William dhe Harry kanë shkëputur për dy muaj komunikimin me njëri tjetrin, pas Megxit dhe ende kanë një komunikim të vështirësuar. Marrëdhënia e tyre do të merr kohë të rikuperohet, ka thënë autori i biografisë së Harry dhe Meghan gjatë ditës së sotme, raporton DailyMail.
Shkrimtari Omid Scobie gjatë një interviste të realizuar ditën e sotme ka thënë se princi William ka qenë i nervozuar me vendimin e vëllait të tij më të vogël Harry, i cili vendosi që bashkë me gruan e tij Meghan Markle ta bëjnë jetën e tyre larg familjes mbretërore, transmeton IndeksOnline.

Scobie, i cili së fundmi ka shkuar biografin e Harry dhe Meghan, në lidhje me shkëputjen e tyre nga jeta mbretërore, e ka quajtur librin “Finding Freedom” (Gjetja e Lirisë), ka thënë se marrëdhëniet mes dy vëllezërve i kanë tensionuar edhe më shumë gratë e tyre, Meghan dhe Kate, gjatë periudhës së shtatzënisë së kësaj të fundit./IndeksOnline/