75 Mall Live Search
21:20 / E Mërkurë, 10 Maj 2023 / AR

Princ Harry do rikthehet sërish në Britani të Madhe, po Meghan Markle?

Të gjithë janë kuriozë nëse Meghan Markle do shkojë në Britani me Harry-n. Ky i fundit bëri një vizitë në Londër me rastin e kurorëzimit të babait të tij, Mbretit Charles e duket se po përgatitet për një vizitë tjetër në vendlindjen e tij. Ndaj, fansat po spekulojnë nëse gruaja e tij Meghan Markle do të jetë me të.

Gruaja e tij ishte për herë të fundit në Britani në shtator 2022, kur çifti mori pjesë në funeralin e mbretëreshës së ndjerë.

Meghan zgjodhi të mos merrte pjesë në kurorëzimin më 6 maj, duke dashur të qëndronte në Montecito, Kaliforni me fëmijët e tyre për ditëlindjen e Archie.

Vizita e ardhshme e Harry-t, megjithatë, ka të bëjë me një gjyq në vazhdim. Tetorin e kaluar, firma ligjore Hamlins, e cila përfaqëson Princin kishte folur për aktivitet të paligjshëm nga Associated Newspapers, i cili përfshinte, regjistrimin e bisedave.

Ai ka bërë padi dhe çështja ende nuk është mbyllur.