Princ Harry ftoh raportet edhe me amerikanët!

Princ Harry ende përfolët për intervistën e tij me Oprah.
Ai më vonë ka bërë një hap më tutje duke fyer edhe amerikanët në këtë procedurë, transmeton Indeksonline.

Në një bisedë me Dax Shepard, Princ Harry ka diskutuar për ndryshimin e parë të kushtetutës së SHBA. Edhe pse është diskutuar për një fjalë të madhe, mbreti nuk tregoi shumë për të.
“Kam aq shumë sa do të doja të thoja për ndryshimin e parë. Nuk dua të shkoj në atë mënyrë por kjo është një temë e madhe që duhet të ndërrohet patjetër.”
Nga deklaratat e tij i zemëroi shumë amerikanët në rrjetet sociale, duke ftohur raportet edhe me ta.
“Harry më mirë hesht nëse nuk ke asgjë më të mirë për të thënë”, “Harry nëse ke probleme me Amerikën ose kushtetutën, të lutem kthehu në Angli” ishin disa nga reagimet e tyre./Indeksonline/
