75 Mall Live Search
19:02 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Princ Harry thyen rregullat e mbretërisë, i bën fotografi Meghanit me një fanse që duket si ajo

Prince HArry ka thyer rregullat e protokollit mbretëror duke i bërë një fotografi Meghani me një fanse të vogël të tyre në Sidneit, pasi Duka zbulon ngjashmërinë e këtyre dyjave.

Princi Harry, 34 vjeç, shihet duke thirrur gruan e tij pasi ai sheh Sethynya Gibbons, 9 vjeçare, gjatë kohës që përshëndeste fansat e tij.

Ai u ndal te vogëlushja dhe dëgjohet duke i thënë: “Dëshiron të jua bëj një fotografi juve të dyjave së bashku?”, e cila iu përgjigj me padurim se po.

Pasi të afrohet Meghan, gjyshja e vogëlushes dëgjohet duke i thënë: “Ne mendojmë se ajo duket si ju” dhe dukesha iu përgjigjet asaj duke i thënë: “Isha duke e thënë të njëjtën gjë edhe unë”./Indeksonline/