23:00 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Princ Herry fton ish- të dashurën në dasmë (Foto)

Chelsy Davy dhe Cressida Bonas janë dy prej femrave me të cilat Princ Herry ka pasur lidhjet më serioze përpara se të takonte dashurinë e jetës, aktoren Meghan Markle. Lidhja e princit me vajzat ka qenë serioze dhe me njërën prej tyre ruan ende miqësi.

Chelsy Davy do të jetë pikërisht ishi që princi do të ftojë në dasmën e tij në maj, ndërsa me Cressida-n duket se nuk ka edhe aq marrëdhënie të mira.

“Princi dhe Chelsy kanë mbetur shokë të mirë për një kohë të gjatë pasi i dhanë fund lidhjes së tyre. Ata komunikojnë ende.”- janë shprehur burime pranë pallatit mbretëror.

Harry dhe Davy kanë qëndruar bashkë që nga 2005-2010, por diçka nuk shkonte tek ata si çift.

“Ishte një lidhje që i kishte të gjitha brenda. E çmendur dhe e frikshme. Ndonjëherë aspak komode. Shpesh herë ndihesha në vështirësi, nuk mund të fuksiononim si çift. Do të jemi shumë shokë të mirë besoj.”- është shprehur ish-i i princit kur lajmi i ndarjes u bë publik.

Ndonëse ajo ishte e dashura e tij për 5 vite me radhë, Meghanin s’e shqetëson aspak prania e saj në dasmë. Për të ështe thjesht një e ftuar më shumë.

Temat: