Princ Leka dhe bashkëshortja e tij shtatzënë i bashkohen marshimit në Tiranë
Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi e cila është në pritje të një fëmije, morën pjesë në marshimin e zhvilluar në Tiranë.
Fotot e publikuara nga protesta tregojnë çiftin duke ecur dorë për dore mes pjesëmarrësve në tubim. Prania e tyre tërhoqi vëmendjen e protestuesve dhe të mediave të pranishme në aktivitet.

Pjesëmarrja e çiftit në marshim vjen në një kohë kur protestat po vijojnë prej 11 ditësh në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit.
"Princ Leka me bashkëshorten shtatzënë marrin pjesë në protestë", Lita jep lajmin dhe nxjerr foton pic.twitter.com/wSA0gKrWzu
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 10, 2026

