Princ Leka shfaqet romantik me gruan e dytë në mes të detit

Princ Leka dhe Blerta Celibashi po kalojnë disa ditë relaksi larg zhurmës së përditshme dhe syrit të publikut.
Dyshja ka zgjedhur të pushojë në mes të detit, duke shijuar qetësinë në një jaht luksoz.
Blerta ka publikuar një foto të veçantë nga ky moment, ku shihen qindra trëndafila që e rrethojnë, duke krijuar një atmosferë përrallore.
Ky është një gjest romantik nga ana e Princ Lekës, i cili ka zgjedhur t’i shprehë dashurinë partneres së tij në mënyrën më të ëmbël.
Me këtë veprim, ai tregon edhe njëherë forcën dhe sinqeritetin e lidhjes së tyre.
