75 Mall Live Search
18:32 / E Premte, 21 Qershor 2024 / FR

Princ William feston ditëlindjen, ja urimi u veçantë që mori nga Kate

Princi i Uellsit, William, sot feston ditëlindjen dhe mbush plot 42-vjeç. Ai ka marrë një urim të veçantë nga Kate, e cila përmes llogarisë së çiftit në ‘X’, i uron William-it ditëlindjen me një foto të rrallë ku William tregon spontanitetin e tij së bashku me fëmijët.

Të gjithë të duam shumë”– shkruhet përbri fotografisë.

Rikujtojmë që kjo periudhë është paksa e vështirë për familjen mbretërore.

Kjo pasi princesha Kate Middleton po vazhdon kurimet ndaj kancerit.

Po ashtu para pak ditësh ajo bëri një dalje publike teksa në pamje të parë dukej në gjendje të mirë shëndetësore, gjë që ngjalli shpresat se shëndeti i saj po përparon dita ditës.