75 Mall Live Search
16:12 / E Martë, 20 Dhjetor 2022 / AR

Princ William nuk mungoj në dasmën e ish-të dashurës

Ish-e dashura e princit kurorëzoi në martesë dashurinë e saj dhe William sigurisht që ishte i pranishëm! Princi ishte i ftuar në dasmën e ish-të dashurës së tij që është njëkohësisht edhe shoqja e ngushtë e fëmijërisë.

Eventi u mbajt në kishën St. Mary the Virgin, Tetbury këtë të shtunë. Burime për People thonë se gjithçka ishte perfekte brenda asaj dasme dhe princ William u sigurua ta mbante sa më shumë private praninë e tij. 

Ish- e dashura ka qenë pjesë e dasmës mbretërore në 2011, kur William dhe Kate u kurorëzuan në martesë. Ndonëse prej shumë kohësh janë miq të mirë, Farquhar është konsideruar si një prej të dashurave më serioze që William ka patur.

Sidoqoftë, ka kaluar shumëëë kohë që kur princi ka patur për herë të fundit një të dashur dhe qartazi tani është koha për të qenë i pranishëm në dasmat e tyre.