17:36 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Princat në filmat e vizatuar, po cilësohen si abuzues seksual

Profesoresha japoneze e socilogjisë në Universitetin e Osaka, Kazua Muta ka vlerësuar se princat nga filmat e vizatuar të Disney, janë abuzues seksual.

Autorja e librit mbi ngacmimet seksuale ka konsideriur se princat në filmat e vizatuar “Bukuroshja e fjetur” dhe “Borëbardha” abuzojnë me partneret, përderisa ato janë pa ndjenja.

Me fjalë të tjera, ajo pretendon se këto përralla në këtë mënyrë miratojnë dhunën seksuale.

Vlerësimet e saja kanë shkaktuar reagime të shumta.