12:54 / E Enjte, 05 Janar 2023 / AR

Prince bëhet partner ekskluziv i Saudi Hypermarkets Co dhe Carrefour

Të nderuar konsumatorë dhe partnerë lojalë,

jemi te lumtur të ju njoftojmë se nga data 1 janar 2023, brendi PRINCE me portfolion e plotë, i është atribuuar si produkt ekskluziv kompanisë Saudi Hypermarkets Co LLC, e cila është e autorizuar për furnizimin e kompanisë së mirënjohur CARREFOUR për territorin e Mbretërisë Saudite Arabe.

Marrëveshja e arritur ka kohëzgjatjen prej 3 vjetësh me mundësi vazhdimi.

Në portfolion e Prince përfshihen produktet si kafja turke, espresso, instant kafja, filter kafja, si dhe kapsulat Nespresso dhe Dolce Gusto.