14:35 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Prince caffe” në “Coffee and Tea Festival”

“Prince caffe”, edhe sivjet, merr pjesë në edicionin e 5-të të “Coffee and Tea Festival”, i cili po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në kuadër të këtij festivali, “Prince caffe” ofron për qytetarët dhe adhuruesit e kafës, produkte të ndryshme të brendeve “Devolli prince caffe turke”, “Prince premium espresso, Prince instant (3 në 1) e shumë të tjera të cilat mund të shijohen edhe falas.

Ndër të tjera, përmes këtij eventi, “Prince caffe” ka për qëllim t’i informojë qytetarët më shumë rreth gamës së gjërë të produkteve cilësore të kafesë me standarde ndërkombëtare që ofrohen si në tregun vendor ashtu edhe atë të huaj.

“Prince caffe” ju pret në shesh të shijoni shijën dhe cilësinë e vërtetë të kafesë.