Prince Harry kujton të kaluarën: Më mungon shumë koha kur isha ushtar!

Prince Harry në një bisedë me miqtë e tij, ka treguar se i mungon ushtria dhe se jeta e tij është ‘kthyer përmbys’.
Sipas një burimi për Daily Telegraph, Duka i Sussex, që hoqi dorë nga familja mbretërore gjatë muajit të kaluar, ka zbuluar se i mungon shumë koha kur ishte ushtar.

Mbretëresha vendosi që t’ia heq nipit emërtimet e tij, pasi Prince Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle vendosen që të largohen nga familja mbretërore.
Në titujt që i janë hequr përfshihen
edhe titujt për kapitenin e Përgjithshëm të Marinsave, Komandantin e Nderit
Ajror Royal Force Air Force Honington, dhe Kryekomandantin e Anijeve të Vogla
dhe Zhytjet.
“Ai ishte i lumtur kur shërbeu në ushtr, dhe pas takimit me Meghan, jeta e tij
ka ndryshuar. Nuk mendoj se ai i kishte parashikuar gjërat që t’i dilnin
kështu”, ka theksuar burimi për median angleze.

Sidoqoftë, burimi shtoi se Harry nuk e fajëson Meghan, 38 vjeç, për ndryshimin e jetës së tij.
Prince Harry ka kaluar 10 vite në ushtri, gjatë së cilës kohë ai morri pjesë në dy operacione në Afganistan dhe u klasifikua si komandant për helikopterët Apache.
Karriera ushtarake e Harry mori fund në qershor 2015, por që nga ajo kohë ai ka mbetur një avokat pasionant për Forcat e Armatosura dhe i është dhuruar një numër titujsh ushtarak ceremonial.