Prince Williami tregon festimin e tij të preferuar në futboll

Pak kush e di se Prince Williami është një fans i flaktë i futbollit.
Princi i Uellsit, është një fans i madh i skuadrës së Premierligës, Aston Villa dhe është parë shpesh në tribunat e “Villa Park”.
William, tregoi edhe festimin e tij të preferuar në futboll, duke e cekur atë të Ronaldos si e preferuara e tij.
“Festimi im i preferuar është SIUUU i Cristiano Ronaldos. Është më i famshmi”, u shpreh Prince William.
Ndërsa skuadra e tij, Aston Villa humbi mundësinë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, pasi që u renditën në pozitën e 5-të sezonin e kaluar./IndeksOnline/