Princesha Beatrice është bërë sërish nënë, emri i vajzës qenka prekës

Lajm i mirë nga familja mbretërore britanike.
Princesha Beatrice është bërë nënë për herë të dytë, transmeton Indeksonline.
“Lartësia e saj, Princesha Beatrice dhe zoti Edoardo Mapelli Mozzi, njoftuan për ardhjen e vajzës së tyre Athena Elizabeth Rose Mapelli Mozzi, e lindur të mërkurën, 22 janar në orën 12:57”, thuhet në një postim në Instagram.
Nënë e bijë janë mirë dhe gëzojnë shëndet të plotë./Indeksonline/