75 Mall Live Search
16:56 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / Blerim

Princesha Diana pos martesës jo të lumtur, ajo vuante edhe nga bulimia

Seriali i familjes mbretërore të princ Charles dhe princeshë Dianës “The Croën” është në sezonin e katërt. Ndërkohë në serial janë paraqitur të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në familjen mbretërore. Por, në sezonin e 4-të, tregohet historia e princeshë Dianës, ku zbulohen disa detaje që jo të gjithë mund t’i dinin për të. Diana ka vuajtur nga sëmundja e bulimisë, këtë gjë ajo e ka konfirmuar dhe në një intervistë për BBC, në të cilin ka treguar dhe për divorcin e saj nga princ Charles.

Aktorja Emma Corrin, e cila luan Princeshë Diana, e ka konfirmuar këtë fakt, megjithëse ka thënë se nuk duhet të shfaqet kjo pjesë e jetës së saj.

Bulimia është një çregullim psikologjik i të ngrënit, që karakterizohet me intervale të të ngrënit të pakontrolluar, zakonisht me sasi të mëdha ushqimi, pasuar nga metoda joadekuate për të hequr qafe ushqimin e konsumuar (të vjella dhe marrje e laksativëve), në përpjekje për kontrollim të peshës. Brengosja e tepruar për formën dhe peshën janë gjithashtu karakteristika të bulimisë.