07:59 / E Hënë, 19 Prill 2021 / OSH

Princesha e ‘pop-it” thotë se është ‘shumë mirë’ dhe ‘jashtëzakonisht e lumtur’

Britney Spears dëshiron që fansat e saj të dinë se ajo është mirë.

Këngëtarja e “Stronger” së fundmi postoi një video në Instagram, duke iu përgjigjur tre pyetjeve që ndjekësit e saj i kishin bërë, duke përfshirë “A jeni mirë?”.

“Po, jam plotësisht mirë. Jam jashtëzakonisht e lumtur, kam një shtëpi të bukur, fëmijë të bukur”, u përgjigj Spears.

Këngëtarja ka dy djem – Jayden James, 14 vjeç dhe Sean Preston, 15 – me ish-burrin Kevin Federline.

“Po bëj një pushim tani sepse po kënaqem”, tha ajo.

Postimi erdhi vetëm disa ditë pasi Spears përmendi se ajo ishte “lajkatuar” që bota është kaq “empatike dhe e shqetësuar” me jetën e saj. Më shumë shqetësime për jetën e yllit erdhën pasi dokumentari i Neë York Times për jetën e saj, u publikua në shkurt.

Dokumentari i paautorizuar eksploron rritjen e saj të famës, portretizimin e saj negativ në media dhe betejën e saj të vazhdueshme me babanë e saj, Jamie Spears.

Muajin e kaluar, këngëtarja  pranoi se ajo “qau për dy javë” pasi pa pjesë të dokumentarit.