Princesha e Shqipërisë në Dubai, vesh fustanin e dizajnuar nga Blerina Kllokoqi Rugova
Princesha e Shqipërisë, Elia Zaharia Zogu bashkë me Princin Leka II kanë marrë pjesë në një mbrëmje gala që është mbajtur në Dubai.
Elia ka ndarë disa fotografi nga ky event madhështor, teksa shfaqet në një fustan përrallor, të cilin e ka dizajnuar kreatorja e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi Rugova.

Fustani po i shkon jashtëzakonisht princeshës, të cilën po e bën edhe më të veçantë me gjithë thjeshtësinë që e karakterizon atë./Indeksonline/
