20:31 / E Mërkurë, 17 Janar 2024 / AR

Princesha e Uellsit bëhet për spital

Princesha e Uellsit, Kate Middleton i është nënshtruar një operacioni abdominal. Ajo do të qëndrojë në spital deri në dy javë.Pallati Kensington tha se procedura ishte e suksesshme, por nuk bëri të ditur detaje të mëtejshme rreth gjendjes së saj.

“Bazuar në këshillat aktuale mjekësore, ajo nuk ka gjasa të kthehet në detyrat publike deri pas Pashkëve”, thuhet në një deklaratë.

Operacioni, i cili u zhvillua të martën ishte mjaft i rëndësishëm për ta mbajtur atë në spital deri në dy javë dhe pritet që rikuperimi mund të zgjasë deri në tre muaj. Kensington Palace tha se do të përditësojë me lajme vetëm kur të ketë informacione të reja të rëndësishme për të ndarë.