75 Mall Live Search
13:00 / E Enjte, 09 Janar 2025 / AR

Princesha e Uellsit feston ditëlindjen, sa vjet mbush Kate Middleton

Princesha e Uellsit Kate Middleton bëhet sot 43-vjeçe. Një ditëlindje e rëndësishme për to jo nga kalimi i viteve, por hedhja pas e një periudhe të vështirë shëndetësore me të cilën iu desh të përballej. Kate, e cila ka lindur më 9 janar 1982, pritet të kalojë ditëlindjen e saj privatisht me William dhe fëmijët e tyre — princërit George dhe Louis dhe princesha Charlotte, në shtëpi në Windsor, Angli.

Në ditëlindjen e saj vitin e kaluar, Kate ishte një javë larg nga shtrimi në një spital në Londër, ku do t’i nënshtrohej asaj që Kensington Palace e përshkroi në atë kohë si “operacion i planifikuar abdominal”.

Më pas ajo mori një pauzë të gjatë nga detyrat mbretërore, duke iu nënshtruar kimioterapive, derisa më në fund pak muaj më parë lajmi i mirë se princesha ishte shëruar, mbërriti.