75 Mall Live Search
16:00 / E Hënë, 20 Shkurt 2023 / AR

Princesha Kate modeste, shfaqet me vathë në vlerë prej 26 eurosh (foto)

Edhe pse Princesha Kate po bëhet virale me paraqitjet e saj në Tiktok, ajo ka marr vëmendje me paraqitjen e fundit në “BAFTA”.

Princesha u paraqit me vathë nga Zara të cilët kushtojnë hiç më pak se 26 euro, transmeton Indeksonline.

Pa bizhuteri të shtrenjta apo gurë të çmuar për Kate, princesha preferon të zgjedhë bizhuteri kostumesh.

Që kur Kate u shpall Princeshë në vitin 2022, nuk i janë shtuar vetëm angazhimet mbretërore por edhe buxheti “i ngushtë” kur bëhet fjala për modën.

Një hark i madh i bardhë rrethon shpatullën e majtë të fustanit Alexander McQueen të Kate.

Ajo gjithashtu u shfaq e veshur me një fustan të bardh të cilin e kishte veshur edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në vitin 2019./Indeksonline/