Princesha Kate ‘mposht’ Roger Frederer në fushën e tenisit

Në një ndeshje në Wimbledon, Princesha Kate tregoi edhe njëherë sa sportive është.
Ajo fitoi edhe kundër ikonës së tenisit, Roger Federer, transmeton Indeksonline.
“Wimbledon është i njohur për djemtë dhe vajzat e tij jashtëzakonisht profesionale me top,” tha Kate.
Federer shtoi: “Jam vërtet i impresionuar nga sa përpjekje dhe stërvitje duhet për të qenë një fëmijë me top gjatë kampionateve”.
Nuk është hera e parë që të dy takohen. Princi William dhe Princesha Kate ka vite që kanë një miqësi të ngushtë me yllin zviceran të tenisit dhe gruan e tij Mirka. Pesë vjet më parë, çifti mbretëror ishte aty live kur Federer fitoi trofeun e lakmuar të Wimbledon për herë të tetë, ndërsa Roger ishte tashmë i pranishëm në dasmën e motrës së Kate, Pippa Middleton dhe James Matthews.
Përveç kësaj, Kate zbuloi disa vite më parë se djali i saj Princi George (10) ishte një fans i madh i “King Roger”./Indeksonline/