Princesha mbetet shtatzënë, i bëri hajër karantina!

Lajm i mirë nga familja mbretërore suedeze. Princesha Sofia është në pritje të fëmijës së saj të tretë.
Çifti mbretëror ka kumtuar sot lajmin, pak ditë pasi kanë kryer Covidin dhe ishin në karantinë për disa ditë me radhë, shkruan Indeksonline.

“Ne jemi të lumtur të mirëpresim fëmijën tonë të tretë, një vëlla ose motër të princit Gabriel dhe princit Aleksandër. Një anëtar i ri i vogël i familjes sonë”, shkroi çifti në një deklaratë në Instagram.
41-vjeçari dhe gruaja e tij, e cila është pesë vjet më e vogël, aktualisht po punojnë nga shtëpia.
Sofia Hellqvist dhe princi Philip janë martuar në vitin 2015./Indeksonline/
