Princesha saudite lirohet nga burgu pas gati tre vjetësh

Një princeshë saudite dhe vajza e saj janë liruar nga një burg i sigurisë së lartë pasi janë mbajtur për gati tre vjet pa akuza, thonë aktivistët.
Princesha Basma bint Saud u arrestua në mars të 2019-ws teksa po përgatitej të fluturonte për në Zvicër për trajtim mjekësor.
Nuk dihet pse u ndalua, por as ajo dhe as vajza e saj Suhoud nuk u akuzuan për ndonjë krim.
Disa kanë spekuluar se mund të ketë qenë e lidhur me avokimin e saj për çështjet humanitare dhe reformën kushtetuese.
Familja e saj i tha Kombeve të Bashkuara në një deklaratë me shkrim në vitin 2020 se ka të ngjarë që kryesisht për shkak të “rekordit të saj si një kritike e hapur e abuzimeve”, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Mbështetësit e tjerë sugjerojnë se ishin lidhjet e saj të ngushta me ish-princin e kurorës, Mohammed bin Nayef, i cili raportohet se është vendosur në arrest shtëpiak.