75 Mall Live Search
11:04 / E Premte, 31 Tetor 2025 / SH

Princeshat Beatrice dhe Eugenie ikin nga Britania pas skandalit të babait!

Princeshat Beatrice dhe Eugenie ikën në heshtje nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të një skandali të princit Andrew , babai i tyre.

Andrew u hoq nga titulli i tij mbretëror dhe u dëbua nga rezidenca e tij mbretërore pas një serie skandalesh të reja që përfshinin autorin e dënuar të abuzimit seksual, Jeffrey Epstein.

Princesha Eugenie, siç tregojnë fotot e postuara në Instagram, shkoi në një udhëtim në Francë me miqtë e saj.

Beatrice u fotografua në Riad, në eventin e iniciativës së investimeve të së ardhmes që u zhvillua, më 28 tetor.

Pallati i Buckingham-it njoftoi të enjten se mbreti Charles III nisi procedurën për revokimin e titujve të Andrew-t, si dhe se atij iu dha një njoftim për t’u zhvendosur në një banesë private.

Sipas mediave britanike, Andrew do të zhvendoset në pronën Sandringham, e cila është pronë private e monarkut britanik./Indeksonline/