Princi Charles është jashtë izolimit dhe në gjendje të mirë shëndetësore

Pas diagnostifikimit me koronavirus, Princi Charles është jashtë izolimit dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
71 vjeçari, testoi pozitiv për Covid-19 javën e kaluar dhe ishte izoluar në rezidencën e tij në Skoci.
‘Clarence House ka konfirmuar sot se, pasi ishte këshilluar me mjekun e tij, Princi i Uellsit tani është jashtë izolimit’, tha një burim për CNN.
Sipas udhëzimeve të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Dukesha e Cornwall është akoma në izolim, sepse duhet të shohë nëse paraqet simptoma.
Një numër i zyrtarëve të lartë britanikë kanë testuar pozitivë për virusin ditët e fundit, përfshirë Kryeministrin Boris Johnson dhe Sekretarin e Shëndetit Matt Hancock./Indeksonline/