15:09 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / OSH

Princi e princesha me Covid-19

Princi suedez Carl Philip dhe gruaja e tij janë në izolim pasi testimi konfirmoi se ata janë pozitivë me Covid-19.

Princi 41 vjeçar dhe princesha Sofia kanë simptoma të lehta gripi, por që ndihen kryesisht mirë, thuhet në njoftimin e oborrit mbretëror.

Carl Philip u marta me Sofia Hellqvist në 2015 dhe kanë dy djemë nga martesa e tyre.

Mbreti Carl Gustaf XVI, Mbretëresha Silvia, Princesha e Kurorës Victoria, motra e madhe Carl Philip dhe burri i Victoria Princi Daniel do të testohen gjatë ditës, thuhet në njoftim.

Familja mbretërore u mblodh për herë të fundit të Premten në varrimin e vëllait të madh të Mbretëreshës Sylvia./Indeksonline/