16:42 / E Enjte, 04 Mars 2021 / OSH

Princi Filip i nënshtrohet operacionit në zemër pas 16 ditësh qëndrimi në spital

Princi Filip ende është në spital për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

 Pallati Mbretërore lëshoi një komunikatë për media ku tregoi se 99 vjeçari mbrëmë i është nënshtruar një operacioni në zemër, transmeton Indeksonline.

“Duka i Edinburgut dje iu nënshtrua një procedure të suksesshme në zemër në Spitalin St. Bartholomew”, thuhet në komunikatë.

Asnjë detaj tjetër për gjendjen e mbretit 99-vjeçar nuk është zbuluar në këtë kohë. Pallati ka njoftuar rregullisht publikun për gjendjen e tij.

Princi Filip fillimisht u shtrua në spital dy javë më parë pasi ishte ndjerë keq ./Indeksonline/