Princi Filip shtrihet në spital
Princi Filip bashkëshorti i mbretëreshës Elizabetë II, është shtrirë sot në spital pasi nesër ai do i nënshtrohet një operacioni në ije, gjatë ditës së nesërme.
Këtë e ka konfirmuar edhe Pallati Buckinham të cilët kanë deklaruar se ai është shtrirë në Spitalin “Mbreti Edward” të Londrës, transmeton Indeksonline.
“Lartësia e tij mbretërore, Duka i Edinburgut u pranua në spitalin “Mbreti Eduard VII” në Londër këtë pasdite, për një operacion të planifikuar në hip që do të ndodh nesër”, thuhet në njoftimin e Pallatit Mbretëror.
Ndryshe Princi Philip është 96 vjeçar./Indeksonline/