Princi Harry dhe Meghan Markle bashkë me foshnjën e tyre Archie, festojnë Krishtlindjet
Fundjavën e kaluar, u njoftua se duka dhe dukesha e Sussex-it, bashkë me foshnjën e tyre Archie, do të kalonin sezonin festiv në Kanada.
Duka i Sussex-it ka qenë një vizitor i shpeshtë në Kanada për shumë vjet, ndërsa kujtojmë se Kanadaja ishte shtëpia e dukeshës Markle për shtatë vjet, para se ajo të bëhej anëtare e familjes mbretërore, transmeton Indeksonline.
Me një fotografi ku shihet familja e lumtur, ka uruar Krishtlindjet.
Ndër të tjera ata kanë uruar: “Ju urojmë Krishtlindje të mrekullueshme! princ Harry, Meghan Markle dhe Archie”.
Kujtojmë se ata janë ndër familjet më të njohura dhe më të dashura për publikun. /Indeksonline/
