Princi Harry dhe Meghan Markle mbërrijnë në Amerikë

Princ Harry dhe Meghan Markle, kanë arritur në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York.
Princi do të mbajë një fjalim për të shënuar ditën ndërkombëtare të Nelson Mandelës, transmeton Indeksonline.

Çmimi Nelson Mandela i OKB-së 2020 do t’i jepet zonjës Marianna Vardinogiannis të Greqisë dhe Dr. Morissanda Kouyaté nga Guinea.

OKB-ja njoftoi se komentet e Princit Harry “do të jenë rreth kujtimeve dhe trashëgimisë së Mandelës dhe asaj se çka është mësuar nga lufta dhe jeta e tij të cilat mund të ndihmojë në përballimin e sfidave të reja në botë sot”./Indeksonline/
