17:33 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

Princi Harry dhe Meghan Markle shërbejnë ushqim për njerëzit e mbyllur në shtëpitë e tyre në LA

Princi Harry dhe Meghan Markle,  u kanë dhënë ushqim banorëve të Los Angeles që jetojnë me sëmundje dhe në rrezik të kontraktimit të koronavirusit.

Cifti, i cili u transferua në Los Angeles në mars me djalin e tyre të vogël, Archie, ndihmoi në shpërndarjen e vakteve për Project Angel Food, një organizatë që gatuan, përgatit dhe dërgon ushqime për njerëzit në nevojë në qytet.

Drejtori ekzekutiv i organizatës Richard Ayoub i tha Entertainment Tonight në SH.B.A. që çifti i profilit të lartë kontaktoi bamirësinë pasi mësoi se shoferët e saj ishin “të mbingarkuar” dhe kishin nevojë për mbështetje ndërsa përpiqen të ushqejnë kalifornianët e sëmurë gjatë karantinës.

“Ata na thanë se dëgjuan shoferët tanë ishin të mbingarkuar dhe donin të vinin vullnetarë për të lehtësuar ngarkesën e punës së shoferëve,” tha  Ayoub, duke shtuar se çifti ishin shumë të thjeshtë.

“Ata bënë dy dërgesa – një të dielën e Pashkëve dhe një të mërkurën – dhe ata i kanë bërë ato në heshtje,” tha  Ayoub, për revistën People . “Ne ndihemi  të nderuar”.

Çifti tashmë prej muajsh po jetojnë një jetë normale pas daljes nga pallati mbretëror./Indeksonline/