75 Mall Live Search
14:48 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Princi Harry dhe Meghan zbulojnë gjininë e fëmijës

Pasi vendosën ta mbanin sekret për një kohë duke i lënë hapësirë mediave rozë që të spekulonin, më në fund, Princi Harry dhe Meghan Markle kanë bërë të ditur gjininë e fëmijës së tyre.

Mediat thonë se çifti i ka pohuar miqve të tyre se ata janë në pritje të një djali, i cili me ardhjen në jetë do të mbajë vendin e shtatë në fron.

Thashethemet për gjininë e fëmijës filluan menjëherë sapo u konfirmua shtatzënia e Meghan, ndërsa kjo e fundit duket se u ka shuar kureshtjen të gjithë për gjininë në festën e shumëpërfolur në Nju Orlins.