08:33 / E Diele, 10 Shtator 2023 / AR

Princi Harry nuk kursehet as në publik, bën shaka me Meghan

Princi Harry bëri një shaka me gruan e tij Meghan gjatë fjalimit të hapjes në Lojërat Invictus në Dusseldorf. 

Dukesha e Sussex-it pritet të bashkohet me Harryn në Gjermani javën e ardhshme për të marrë pjesë në ngjarjen sportive për personat me aftësi të kufizuara, transmeton Indeksonline.

Harry e filloi fjalimin e tij në gjermanisht duke i mirëpritur të gjithë në Lojërat Invictus. Më pas u kthye në anglisht dhe foli për veshjen e uniformës ushtarake, diçka që e bëri edhe gjatë kohës që ishte në shërbim.

Duka i Sussex do të jetë i pranishëm në ndeshje të ndryshme për të bërë tifo për veteranët. Në fjalimin e tij përmendi edhe vendin e preferuar të tij dhe të gruas së tij Meghan me një sy. “Që kur gruaja ime zbuloi se ajo është me origjinë nigeriane, ajo do të jetë pak më konkurruese këtë vit.”/Indeksonline/