14:38 / E Hënë, 27 Mars 2023 / B O

Princi Harry paditë kompaninë e famshme, paraqitet vet në Gjykatë

Princi Harry bëri një paraqitje sot surprizë në një gjykatë në Londër. Djali i mbretit Charles III mbërriti në Gjykatën e Lartë të Londrës të hënën për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore në gjyqin e botuesit të gazetës Associated Newspapers Limited (ANL).

38-vjeçari, së bashku me yllin e popit Elton John dhe bashkëshortin e tij David Furnish, si dhe aktoret Liz Hurley dhe Sadie Frost, kanë paditur botuesin e “Daily Mail” për shkeljen e privatësisë së tyre .

Ndër të tjera, paditësit akuzojnë botuesin se ka punësuar detektivë privatë për të fshehur aparatet e dëgjimit në makina dhe apartamente dhe për të regjistruar në mënyrë të paligjshme telefonatat privat.

Botuesi gjithashtu thuhet se u kishte paguar ryshfet policëve për të marrë informacione konfidenciale.

Avokatët flasin për “prova bindëse dhe jashtëzakonisht shqetësuese se ata kanë qenë viktima të veprimtarisë së urryer kriminale dhe shkeljeve të rënda të privatësisë”.

Botuesi hedh poshtë të gjitha akuzat dhe i përshkruan ato si “shpifje absurde”./Indeksonline/