11:30 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Princi Harry ribashkohet me tifozen e preferuar 98 vjeçare, e prezanton edhe me nuse

Princi Harry u bashkua me tifozen e tij të preferuar australiane gjatë ditës së sotme.

Bëhet fjalë për një të ve që nga lufta e Sidneit,  Daphne Dunne, 98 vjeçare.

Është takimi i tretë që Duka i Sussex ka pasur me Dunne,  e cila me padurim ka pritur në karrocën e saj jashtë Shtëpisë së Operës së Sidneit.

Dunne, e cila “vodhi” zemrën e Australisë në vitin 2017, kur ajo priti me orë tëra në shi për ta takuar Princin Harry, mori një përqafim nga princi gjatë ditës së sotme përderisa kësaj radhe ai e prezantoi edhe me gruan e tij, Meghan Markle, e cila po prêt fëmijën  e tyre të parë.

Dunne i është gëzuar shumë lajmit të tyre të shtatzënisë duke thënë se “është një lajm i mrekullueshëm” dhe se “kjo është ajo që i duhet princit”.

Ndërsa Markle i tha: “Unë jam shumë e lumtur që më në fund po të takoj. Kam dëgjuar kaq shumë për ty. Të gjitha gjëra e mirat. Shpresoj që herën e ardhshme do të takoni edhe të voglin tonë”./Indeksonline/