Princi Harry takohet me mbretëreshën Mathilde në Nju Jork

Princi Harry i Britanisë ndodhet në Nju Jork. Djali i mbretit Charles mori pjesë në një darkë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të dielën në mbrëmje. Aty princi takoi, ndër të tjera, edhe mbretëreshën belge Mathilde.
Aktiviteti u fokusua te dhuna ndaj fëmijëve dhe ndikimi në shëndetin mendor, transmeton Indeksonline.
Fotot e takimit tregojnë se të pranishëm ishin edhe princesha Mabel dhe aktorët Will Poulter dhe Forest Whitaker.
Harry, i cili prej disa vitesh jeton në shtetin amerikan të Kalifornisë me familjen e tij, ishte vetëm. Gruaja e tij Meghan nuk ishte aty. Harry do të jetë ende në Nju Jork këtë javë për të punuar në disa nga iniciativat e tij./Indeksonline/